KreuCelebrity

Gentian Zenelaj flet si asnjëherë më parë: Janë të rrezikshëm, marrin 6 rroga!

Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar në “Fit Station”, ku teksa u pyet nëse ai do të përfshihet në politikë, ai nuk e përjashtoi si mundësi.

“E ke menduar ndonjëherë të bëhesh pjesë e politikës?’”, ishte pyetja që moderatorja i drejtoi Gent Zenelajt.

“Çdo ditë. Një miku im politikan më tha nuk ndryshohet sistemi po nuk u fute brenda sistemit. Problemi më i madh është se politika ka shumë para brenda dhe tendenca që ta çorientosh busullën e ndërgjegjes tënde është shumë e fortë, fillojnë tenderat apo postet”, u shpreh moderatori.

“Ka sot njerëz të padukshëm që marrin 6 rroga dhe ne nuk e dimë. Janë njerëz që për fatin tonë të keq hiqen sikur janë pjesë e shoqërisë civile, ata janë më të rrezikshmit. E mendoj çdo ditë të jem pjesë e politikës, nuk e di nëse jam i duhuri se nuk e përcaktoj unë e përcakton populli apo elektorati. Unë kam vendosur të jem i sinqertë dhe i vërtetë aq sa mundem”, përfundoi Genti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF