KreuCelebrity

Konfirmohet, Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard i japin fund martesës 4-vjeçare!

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard janë ndarë zyrtarisht pas 4 vitesh martesë.

“Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendim i Emit. Ajo është mirë”, tha një burim i afërt me Emily për People.

Ndërkohë që asnjëri nga të dy nuk ka folur për ndarjen, duke qendruar në heshtje ndaj lajmeve që po qarkullojnë.

Emily dhe Sebastian u martuan në fillim të vitit 2018 dhe festuan muajin e mjaltit në shkretëtirën e Jutas në mars 2018. Pas dy vitesh së bashku, Emily njoftoi se ajo dhe Sebastian ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, në një intervistë për Vogue. Në mars 2021, ata mirëpritën një djalë, të quajtur Sylvester Apollo Bear.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF