KreuCelebrity

“E dinin që ishte hera e fundit”, Valentini i “Djemtë e Detit” kujton takimin e fundit me Gent Demaliajn!

Anëtari i një prej grupeve më të njohura shqiptare “Djemtë e Detit”, Valentin Markvukaj ka qenë i ftuar te “Rudina”, ku ka rrëfyer momentet e fundit me mikun dhe kolegun e tij Gent Demaliaj.

Ai tha se ka qenë 3 muaj përpara se artisti të ndahej nga jeta. Valentini u shpreh se të dy ata e ndjenin që do të ishte hera e fundit që po takoheshin.

Ndonëse u largua shumë shpejt, Valentini tregon se ai e jetoi jetën e tij pa asnjë peng, por si një roker dhe artist i lindur.

“Mua më kujtohet nata e fundit që kemi ndenjur bashkë përpara se unë të ikja, rreth 3 muaj përpara se të ndahej nga jeta, e kemi gdhirë duke qeshur, duke kujtuar gallatat e atyre viteve, por gjithsesi të dy e dinim se ndoshta mund të ishte e fundit herë. Kam atë ndjesi. Sa kishte filluar të lodhej pak, unë e shihja, por gjithsesi ai nuk është përkulur. Gjithmonë dhe në ambientet që është trajtuar në atë kohë, gjithmonë roker. Ka qenë roker dhe artist i lindur”, u shpreh Valentin Markvukaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF