KreuCelebrity

Rita Ora në Tiranë, zbulohet data e koncertit!

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të mbajë një koncert në Tiranë.

Mirela Koçollari, drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, ka postuar në rrjetet sociale lajmin se më 6 shtator, në Tiranë, do të mbahet koncerti i Rita Orës.

Koncerti parashikohet të mbahet në sheshin “Skënderbej”, si pjesë e “Tirana European Youth Capital 2022”.

Kujtojmë që herën e fundit që Rita ka performuar në kryeqytet ka qenë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF