KreuCelebrity

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë një martesë të dytë!

Për të gjithë fansat e Bennifer ka një lajm të mirë, “Jennifer Lopez dhe Ben Affleck së shpejti do të bëjnë një tjetër dasmë”.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët u ribashkuan pothuajse dy dekada më vonë, do të organizojnë një martesë të dytë ‘më të madhe’.

TMZ raportoi se dasma e dytë do të bëhet në shtëpinë e aktorit 49-vjeçar në qytetin bregdetar të Riceboro, Georgia, pak jashtë Savannah.

Një burim i afërt me Bennifer tha për revistën People se çifti do të organizojë një ceremoni dhe festë për familjen dhe miqtë e ngushtë. “Të sapomartuarit po planifikojnë të bëjnë një festë më të madhe në mënyrë që të festojnë me familjen dhe miqtë”, citohet të ketë thënë burimi.

Çifti nuk e ka planifikuar ende muajin e mjaltit, por sipas JLo, “çdo ditë me Benin është një muaj mjalti”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF