Vëllai i Chris Rock, Tony Rock, ka pohuar se arsyeja e vërtetë e shuplakës së Will Smith në “Oscar” kishte të bënte me marrëdhënien mes Jada Pinkett Smith dhe reperit Tupac Shakur.
Në podcast-in “Top Billin” vëllai komedianit foli për teorinë e tij për incidentin e shumëpërfolur duke thënë, “Ai qeshi i pari. Kështu që nuk është turp. Ai po qeshte. Në kohën kur ata u përqendruan te vëllai im dhe u kthyen te Ëill, ai nisi të ecte. Ndoshta ishte për shkak të reagimit të Jada-s”.
Tony beson se shuplaka kishte të bënte me marrëdhënien e Jada Pinkett me reperin Tupac dhe mënyrën se si ndihet Will për këtë, duke qenë se gjithmonë e ka urryer nofkën “i butë’”.
“Mendoj se shuplaka ishte grumbullimi i gjithë shuplakave të marra nga ai ndër vite”, tha Tony Rock, duke shtuar, “Nuk po flas për gjëra familjare që njerëzit nuk i dinë… kjo është diçka që të gjithë e dinë. Jada flet zakonisht për Tupac dhe marrëdhënien e saj me të. Si një burrë i martuar me këtë grua, ai mendon ‘a nuk mjafton ajo që po bëj?”