Alec Baldwin, e pyesin shpesh pse ka kaq shumë fëmijë, ndaj aktori vendosi t’i japë fund kësaj pyetjeje vetëm me një koment.
“Njerëzit komentojnë sa fëmijë kemi dhe pyesin pse. Ja pse. Gjëja më e rëndësishme në këtë jetë për mua janë këta njerëz”, ka shkruar ai teksa ka publikuar një video në të cilën shohim se Hilaria u ka dhënë fëmijëve të tyre më të vegjël një shishe qumësht.
Disa fëmijë duan të jenë superheronj dhe anëtarë të familjes mbretërore, ndërsa foshnjat e mia duan të jenë kështu… Sepse janë super adhurues të kafshëve”, ka shkruar Hilaria.
Kujtojmë që ky rrëfim vjen në një kohë kur Alec Baldwin së shpejti do të bëhet baba i një fëmije të tetë.