Elon Musk ka pësuar një pengesë të madhe në betejën e tij ligjore me Twitter në raundin e parë, pasi kompanisë iu dha një gjyq i përshpejtuar.
Musk do të përballet me Twitter në një Gjykatë Kancelarie në Delaware këtë tetor, pavarësisht se CEO i Tesla dëshironte që data të shtyhej në shkurt 2023.
Padia ndaj Elon Musk erdhi pasi ai dha lajmin se donte të largohej nga marrëveshja pasi sipas tij ishte mashtruar në lidhje me numrin llogarive të rreme në këtë platformë.
“Ne dyshojmë sinqerisht se Musk dëshiron ta mbajë Twitter-in nën presion të madh për të rritur ndikimin e tij”, përfundoi avokati.
Ndërkohë që përfaqësuesi ligjor i Elon, Andy Rossman, ripohoi pretendimet e Musk në lidhje me bots dhe spam në platformë duke thënë se “miliarda veprime duhet të analizohen”.