Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në fundjave. Ata fluturuan drejt Las Vegasit për të nënshkruar marrëveshjen në “Little White Chapel”.
Pas dasmës vëmendja e fansave ka qenë edhe te ish-partneri i yllit botëror, Alex Rodrguez, i cili u rishfaq në mediat sociale, duke injoruar faktin që Ben Affleck dhe JLo u martuan gjatë fundjavës.
Ai postoi një video nga një “lokacion i pazbuluar” duke u kërkuar ndjekësve të tij të mendonin se cilin vend po vizitonte.
Një burim i afërt i Alex Rodriguez zbuloi për US Weekly “ai është i lumtur për të, Jennifer Lopez, dhe i lumtur që ajo është me personin me të cilin ka menduar të jetë”.
Burimi zbuloi gjithashtu se Rodriguez është i lumtur, “Ai është në një lidhje të re tani dhe është gjithashtu i lumtur. Ai po udhëton gjithandej dhe po jeton jetën e tij më të mirë. Ai është me të vërtetë i fokusuar në familjen, karrierën e tij dhe atë që po bën”.