Aktori i njohur Brad Pitt i ka befasuar të gjithë me daljen e tij të fundit në tapetin e kuq.
Teksa u shfaq në promovimin e filmit të tij të ri “Bullet Train”, Brad Pitt tërhoqi vëmendjen me një fund ngjyrë kafe deri te gjuri dhe me një xhaketë linoje.
Aktori kishte zgjedhur një këmishë ngjyrë rozë, një varëse, një palë syze dielli dhe e kombinoi veshjen me çizme të zeza luftarake. Vëmendje të madhe tërhoqën edhe tatuazhet e aktorit. duke përfshirë atë që dukej të ishte një fytyrë rinoceronti dhe një kafkë njeriu.
Kujtojmë që ylli i Hollywood dikur kishte parashikuar që burrat të shtonin funde në koleksionin e veshjeve të tyre ndërsa promovonte filmin e tij “Troy” në 2004, “Burrat do të veshin funde deri në verën e ardhshme,” tha ai në atë kohë.