KreuCelebrity

Kendall Jenner dhe Devin Booker sërish bashkë?!

Lajmi se Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë me sa duket ishte thjesht diçka momentale.

Sipas E! Lajme, çifti është rikthyer bashkë pas ndarjes, dhe duket se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.

“Ajo dhe Devin janë kthyer plotësisht bashkë”, tha një burim i afërt me Kendall, “Ata i zgjidhën çështjet e tyre dhe vendosën se duan të ecin përpara dhe të jenë së bashku.”.

“Gjërat po shkojnë shumë mirë”, tha gjithashtu burimi, duke shtuar se Kendall dhe Devin “kanë kaluar shumë kohë së bashku kohët e fundit”, madje lojtari i NBA-së e shoqëroi atë në dasmën e një miku të saj fundjavën e kaluar.

Kujtojmë që kur pak javë më parë kur u bë me dije se dyshja ishte ndarë, një burim për Entertainment Tonight tha se ata i ndërprenë gjërat pas dy vitesh së bashku sepse ata ishin “në rrugë të ndryshme”.

Sipas burimeve të atyre ditëve ishte Kendall ajo që i dha fund gjërave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF