KreuCelebrity

“Jam mësuar, s’ka zgjidhje”, Eni Koçi flet për problemin shëndetësor!

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka zbuluar se vuan nga parosmia, humbja e sensit të nuhatjes, që pas infektimit me Covid-19.

Këngëtarja këtë problem e ka ndarë me ndjekësit  e saj, teksa një prej tyre e ka pyetur. Eni tregoi se gjërave nuk ua ndien erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it.

“Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje”, tha këngëtarja.

Gjithashtu Eni foli dhe për shtatzëninë duke zbuluar se vajza do të vijë në jetë në muajin tetor dhe ajo e Genci kanë vendosur për emrin e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF