Sportistja Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të botës në 3000 metra me pengesa, duke u renditur e pesta në finalen e Botërorit të Atletikës.
Luiza shkëlqeu, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe duke vendosur automatikisht rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.
Madje 33-vjeçarja e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike.
Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29, që u vendos më 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.