KreuCelebrity

Princi William dhe Kate Middleton në telashe me Mbretëreshë Elizabeth!

Mbretëresha Elizabeth është ndjerë e pakënaqur me përdorimin e shpeshtë të helikopterit mbretëror nga Princi William dhe Kate Middleton, të cilët e përdorin edhe për të udhëtuar nga shtëpia e tyre në Anmer Hall, në Londër.

Arsyeja pse monarkja kundërshton është pasi ajo nuk dëshiron që trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të fronit të udhëtojnë së bashku dhe këtë e ka shprehur vazhdimisht.

Ky është edhe një rregull i mbretërisë. Wiilian dhe Kate janë parë kohët e fundit duke hipur në një helikopter me fëmijët e tyre, pavarësisht se Mbretëresha e kishte bërë të qartë se nuk ishte e lumtur për këtë fakt, madje vendosi të merrte masa.

Më konkretisht, ajo vuri para përgjegjësisë çiftin dhe diskutoi me ta nëse duhej të vazhdonin ta përdornin helikopterin.

Eksperti mbretëror Neil Sean hedh dritë në lidhje me këtë ngjarje duke u shprehur, “Duket se Princi William dhe Kate kanë kundërshtuar urdhrat e Mbretëreshës. Këtë javë ata u panë duke hipur në një helikopter në pjesën e pasme të Pallatit Kensington, teksa udhëtuan për një pushim të shkurtër. Kjo e ka bërë monarken të shqetësohet. Është protokoll mbretëror që anëtarët e familjes të udhëtojnë me avionë të veçantë për arsye të dukshme sigurie. Mbretëresha i ka folur shumë ashpër William për këtë. Por në këtë rast, ndoshta Princi nuk i kushtoi vëmendjen e duhur”.

E mesa duket kur William dhe Kate të kthehen nga pushimet e tyre, ata do të thirren në Windsor për një shpjegim.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF