Justin Bieber, pas anulimit të disa koncerteve në Amerikën e Veriut për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është gati të rikthehet në turneun e tij botëror.
Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari nuk është rikuperuar ende plotësisht, por turneu i tij mund të rifillojë më 31 korrik.
Kujtojmë që Justin Bieber zbuloi me anë të një videoje në rrjetet sociale Instagram njoftoi se ishte diagnostikuar me sindromën e rrallë Ramsay Hunt e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.
Mesazhet inkurajuese kanë qenë të shumta për yllin botëror nga fansat, familjarë, dhe artistët e tjerë.