Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku ndan vazhdimisht detaje nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi ajo ka realizuar tatuazhin e saj të parë, dhe këtë gjë ka zgjedhur ta ndajë më gjithë fansat e saj.
“Zogjtë e trishtuar ende këndojnë”, ka shkruar moderatorja duke shpjeguar se kjo periudhë ka qenë shumë vështirë për të.
“Tatuazhi im i parë! Si për të përjetësuar në trupin tim, periudhën më sfilitese shpirtërisht por njëkohësisht dhe më të guximshme që kam jetuar deri më sot. Gjurmën fizike, kyçur në lëkurë, që do më shoqërojë e formësojë sa të kem frymë. Një kujtesë e vazhdueshme ndaj vetes, për ta dashur jetën e për ta jetuar atë me gjithë momentet e saj të errëta dhe të ndritshme”, ka shkruar moderatorja.
Kujtojmë që pak kohë më parë moderatoja e njohur Fjoralba Ponari humbi njeriun më të shtrenjtë në jetë, nënën e saj.



















