Aktorja Shonka Dukureh, e cila së fundmi bëri debutimin e saj në ekranin e madh si Big Mama Thornton në filmin e ri të “Baz Luhrmann Elvis”, ka vdekur në moshën 44-vjeçare.
Dukureh u gjet e vdekur të enjten në një dhomë gjumi në shtëpinë e saj në Nashville, të cilën e ndante me dy fëmijët e saj të vegjël, tha Departamenti i Policisë së Metro Nashville.
Njëri prej fëmijëve e gjeti atë të pavetëdijshme dhe shkoi në banesën e një fqinji, i cili telefonoi shërbimin e urgjencës. Policia tha se nuk kishte shenja keqtrajtimi, ndërkohë priten rezultatet e autopsisë nga eksperti mjekësor.
Kujtojmë që filmi biografik i Elvis Presley, ku Dukureh portretizoi këngëtaren Big Mama Thornton , u publikua në mbarë botën në qershor.