KreuCelebrity

JLo dhe Ben Affleck për muaj mjalti në vendin romantik!

Pas martesës në Las Vegas Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë zgjedhur të shkojnë në Paris.

Të ftuarit e darkës në restorantin “Le Matignon” u befasuan kur panë të sapomartuarit të mbërrinin për darkë të enjten në mbrëmje.

Të porsamartuarit shiheshin të kapur prej dore teksa kërkonin një tavolinë në tarracën e jashtme. “Kur u shfaqën, dukeshin si amerikanë tipikë”, tha një dëshmitar.

Lopez shkëlqente me një fustan të kuq të bukur me flokët lart dhe arriti ta mbante pamjen e saj të freskët dhe natyrale.

Bëhet me dije se çifti qëndroi për rreth dy orë në restorantin e mrekullueshëm dhe klubin e kërcimit përpara se të ktheheshin në hotelin e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF