KreuCelebrity

“Ka qenë shkatërruese”, Ricky Martin reagon për herë të parë pas akuzave për incest!

Ricky Martin ka reaguar për herë të parë pas akuzave për marrëdhënie seksuale me nipin e tij 21-vjeçar.

Në një video të publikuar nga “TMZ”, këngëtari përshkroi dy javët e fundit si “të dhimbshme”.

Në videon e postuar së fundi, Martin sqaron se e ka të nevojshme të flasë, diçka që nuk e bënte dot më parë, sepse nuk e  lejonte një ligj i Puerto Rikos, sipas të cilit ishte e nevojshme prania e një gjykatësi.

“Faleminderit Zotit që u provua falsiteti i këtyre akuzave, por do t’ju them të vërtetën. Ka qenë e dhimbshme. Ka qenë shkatërruese për mua, familjen, miqtë e mi, nuk ia uroj askujt”.

Ricky iu drejtua nipit të tij që e ka akuzuar, “I uroj më të mirat dhe të gjejë ndihmën e duhur që të nisë një jetë me dashuri, vërtetësi e gëzim, që mos të lëndojë askënd tjetër”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF