KreuCelebrity

I dënuar me burgim të përjetshëm, Babis Anagnostopoulos transferon pasurinë tek e bija!

Piloti grek Babis Anagnostopoulos, i dënuar për vrasjen brutale të gruas së tij Caroline Crouchs, vendosi t’ia transferonte të gjithë pronën vajzës së tij, Lidias së vogël.

Sipas një raportimi të Star, vendimi është marrë pak ditë më parë dhe tashmë po zhvillohen procedurat për t’i kaluar gjithçka fëmijës.

Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një kohë kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht ndryshimin e mbiemrit të vogëlushes Lydia.

Babai i Caroline në një intervistë të dhënë më herët ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish vajzën e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF