KreuCelebrity

Beniada dhe Einxhel përballen për herë të parë!

Modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike për faktin që ato pas daljes nga Big Brother VIP, nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ata patën miqësi shumë të ngushtë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndaj pas daljes shpesh janë përballur me pyetjen se çfarë ndodhi mes tyre.

Së fundmi ato janë përballur për herë të parë me njëra-tjetrën, teksa Einxhel ishte e ftuar në programin “She/He’s On Top”, ku juri është Beniada dhe Megi Pojani. Edhe në këtë dalje të përbashkët, ato nuk sqaruan se çfarë ka ndodhur konkretisht mes tyre. “Kam kujtime shumë të bukura nga “Big Brother”. Me Beniadën kam kujtime të të gjitha formave”, tha Einxhel.

Nga ana tjetër Beniada u shpreh se nuk ka vend për drama, ata kanë vijuar jetën e tyre dhe janë të dyja mirë e të lumtura, “E prisnim të na vinte Einxhel. Jam e lumtur që ka ardhur, duket e qetë e lumtur. Nuk ka asgjë për të shkruar, jeta vazhdon, të dyja jemi shumë të lumtura”.

Pavarësisht se moderatori Edi Manushi insistoi që ato të përqafoheshin në fund për një foto, por të dyja u treguan ‘të ngurta’ dhe ‘të ftohta’ dhe dukshëm lidhja mes tyre nuk është aspak si më parë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF