Nick Cannon është bërë baba i fëmijës së tij të tetë.
Aktori mirëpriti fëmijën e tij të parë me modelen Bre Tiesi, e cila ka patur një lindje natyrale në shtëpi. Modelja e ka cilësuar eksperiencën e lindjes në shtëpi si diçka që i ka ndryshuar jetën, dhe ka falënderuar reperin për mbështetjen.
Lajmin e bukur se do të bëheshin prindër ata e ndanë me fansat në muajin janar, ku dhe zbuluan se do të mirëprisnin një djalë.
Kujtojmë që në qershor të 2021 Cannon dhe Alyssa Scott pritën djalin e tyre Zen së bashku, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në dhjetor, pas një beteje me kancerin. Nick e ndau lajmin e trishtë në një nga episodet e emisionit të tij.