KreuCelebrity

Princi Harry dhe Meghan Markle, probleme serioze me sigurinë e rezidencës në Kaliforni!

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë probleme serioze me sigurinë e pronave e Kalifornisë

 

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë pasur një sërë shqetësimesh sigurie në rezidencën e tyre në Kaliforni, sipas një raporti të policisë.

Të dhënat e policisë në Santa Barbara të marra nga Sun tregojnë se ka pasur gjashtë alarme sigurie në 14 muajt e fundit në shtëpinë Montecito, ku Duka dhe Dukesha jetojnë me dy fëmijët e tyre të vegjël.

Më shqetësuese, ishin dy raporte për ndërhyrje në një periudhë 12-ditore vetëm disa muaj më parë, bëjnë me dije mediat në Mbretërinë e Bashkuar.

Rasti i parë kur grabitësit tentuan të hynin në rezidencën e tyre ishte në orën 17:44, më 19 maj, në ditën e përvjetorit të martesës së çiftit. Më pas në pak se dy javë të njëjtat sinjalizime u përdorën pas një alarmi në orën 15:21. Ishte 31 maj, dita kur Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga SHBA për në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me dy fëmijët e tyre, për të marrë pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth.

Kujtojmë që Meghan Markle dhe Princi Harry u zhvendosën në rezidencën e tyre të mrekullueshme në qershor 2020. Rezidenca ka një Spa, fushë tenisi dhe një shesh lojërash private për fëmijët e tyre. Sjellim në vëmendje se Oprah Winfrey, Tom Cruise dhe Ellen DeGeneres, janë disa nga fqinjët e çiftit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF