Ben Affleck u pa duke u përlotur gjatë festimit të ditëlindjes së 53-të të bashkëshortes së tij të re Jennifer Lopez në Paris gjatë fundjavës.
Ylli i “Deep Water”, 49 vjeç, u fotografua me një fytyrë të skuqur dhe dukej i prekur dukshëm ndërsa po bisedonte me Lopez.
Dyshja ishin në mes të një darke romantike në restorantin gustator La Girafe, i cili ndodhet në Place du Trocadéro përballë Kullës Eiffel.
Ylli i “Marry Me” u pa duke ngushëlluar bashkëshortin e saj, teksa me ëmbëlsi kapi fytyrën e Affleck pranë gjoksit të saj në një përpjekje për ta ngushëlluar atë.
Megjithatë, duket se lotët e Affleck-ut ishin nga gëzmi pasi ai dhe Lopez u panë duke ndarë disa të qeshura vetëm pak çaste pasi regjisori i “Argo” ishte emocionuar.
Sipas agjencisë fotografike, pasi Lopez ka shuar qirinjtë, çifti është kthyer në hotelin e tyre.