KreuCelebrity

Shfaqet me fytyrë të ënjtur, Ermal Meta në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Këtë lajm jo të mirë artisti e ka dhënë me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ku dhe ka publikuar dy foto të fytyrës së tij ku shihet me një sy veçanërisht të fryrë.

“Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot po njësoj”, ka njoftuar këngëtari.

Për shkak të gjendjes shëndetësore Ermal Meta është detyruar të anulojë disa koncerte, “Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF