KreuCelebrity

Adele publikon datat e reja të koncerteve që do të mbajë në Las Vegas!

Pasi shtyu koncertet e saj në fillim të këtij viti për shkak se ekipi i saj u infektua me Covid-19, Adele ka njoftuar se koncertet e saj do të realizohen nga 18 nëntori deri më 23 mars.

Adele ka konfirmuar se do të performojë shfaqjet e saj në The Colosseum në Sizer Palas ku përveç 24 datave të riplanifikuara, janë shtuar edhe tetë shfaqje të tjera.

“Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa e gëzuar jam që më në fund mund t’i shpallë këto shfaqje të riplanifikuara. Unë me të vërtetë u lëndova që më duhej t’i anuloja ato. Por dua vërtet të jap shfaqjen dhe duke e ditur se mund të ndodhë, jam më e emocionuar se kurrë”, është shprehur ajo.

 

Teksa kërkoi kërkoi falje për shtyrjen e koncerteve, 34-vjeçarja mbrojti të drejtën e saj, “E di që për disa prej jush ishte një vendim i tmerrshëm nga ana ime, dhe më vjen keq për këtë, por ju premtoj se ishte i duhuri”, shtoi ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF