KreuCelebrity

Marrin fund mosmarrëveshjet mes Shakirës dhe Gerard Pique?!

Problemet e ndarjes mes Shakirës dhe Gerard Pique duket se u ka ardhur fundi, pasi ata tashmë kanë pranuar që të vijojnë me procedurat në kushte miqësore.

Thuhet se ata kanë folur me njëri-tjetrin për të gjetur një mënyrë për ta vazhduar ndarjen pa një proces të gjatë ligjor që padyshim do të vazhdonte të shkaktonte ‘stuhi mediatike’.

Ata po i japin përparësi mirëqenies së fëmijëve të tyre. Ishte raportuar se Shakira do të kërkonte kujdestarinë e plotë të fëmijëve të saj me Piquen, por tani ajo ka ofruar të ndajë kujdestarinë me të, pavarësisht se ende dëshiron të transferohet me ta në Miami.

Shakira dëshiron që të marrë fëmijët me vete në Shtetet e Bashkuara dhe që ajo të paguajë për mbështetjen e tyre të plotë, duke i siguruar gjithashtu Pique-s pesë bileta avioni të klasit të parë në vit në mënyrë që ai të mund të udhëtojë për t’i vizituar.

Mbetet për t’u parë nëse Pique do të bjerë dakord më propozimin e fundit që thuhet se Shakira ka bërë..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF