
“Po tallet me ne. Kështu duhet të jetë, apo jo? Shenja e rinoplastikës ( ndërhyrje në hundë) dhe shenjat e liftingut të fytyrës janë shumë të qartë në këtë reel të fundit të Kim Kardashian për kujdesin e lëkurës”; këtë mesazh, blogerja Dana Omari e shoqëron me videon e ripostuar të yllit të reality show-t duke insistuar se aty shihen qartë disa linja në fytyrën e 41 vjecares, rezultat i procedurave të operacioneve plastike.
Që nga viti 2006, ylli televiziv dhe familja e saj e famshme i janë nënshtruar procedurave kozmetike. Krahasimi i fotove të Kim 27-vjeçare me Kim-in 41-vjeçare është bërë një zakon i përditshëm për ndjekësit e familjes së famshme. Në një intervistë të fundit, biznesmenia ka pohuar se përveç disa injeksioneve me botox, nuk i ka bërë gjë tjetër fytyrës.
Megjithatë, Dana mendon ndryshe. Duke zmadhuar pjesë të fytyrës së yllit, përfshirë hundën e saj, ajo i krahasoi ato me pamjet e rezultateve të njerëzve të tjerë që i kanë bërë procedurat.
Shqetësimi i blogeres nuk janë ndërhyrjet në vetvete, por mohimi që i bëhet atyre. Kjo gjë po ndodh me shumë personazhe të famshme, të cilat vazhdojnë të mos i pranojnë prekjet e kirurgut estetik, edhe pse ndryshimet janë të dukshme, por përpiqen të shfaqen “natyrshëm” perfekte, cka ul vetëvbesimin e femrave të tjera që nuk kanë mundësitë e tyre financiare.