Aktori Brad Pitt ka nisur sërish një romancë të re dashurie, gjashtë vite pasi u nda nga aktorja Angelina Jolie.
Aktori 58-vjeçar është takuar me një grua të re, por nuk është në një lidhje ‘serioze’, sipas një burmi të People të mërkurën.
“Ai është në lidhje, por nuk është në një lidhje serioze”, tha burimi për yllin Hollivudian.
Kjo lidhje e re vjen gjashtë vjet pasi ai u nda nga Jolie dhe tre vjet pasi aktori fitues i Oscar u shpall ligjërisht beqar mes një beteje të ashpër për kujdestarinë për pesë nga gjashtë fëmijët e tyre.
Pitt dhe Joli kanë së bashku gjashtë fëmijë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët 14-vjeçarë Vivienne dhe Knox.



















