KreuCelebrity

Ndarje apo krizë? Babai i Bleros zbulon ç’po ndodh mes këngëtarit dhe Afronës!

Lajmi për ndarjen e Bleros dhe Afrona Dikës ka kohë që qarkullon në mediat sociale, por vet ata kanë zgjedhur të mos reagojnë në lidhje me to.

Së fundmi ka qenë babai i Bleros që ka komentuar lajmet e ndarjes së tyre teksa ka qenë i ftuar në një intervistë në ATV, duke zbuluar se ata po kalojnë një krizë dhe jo ndarje.

“Dua të tregohem shumë i sinqertë. E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë ‘Bab mos u merr me to, e kem pak një krizë’”, ka rrëfyer ai, duke dhënë në këtë mënyrë shpresë te të gjithë fansat e çiftit.

Kujtojmë që vet Blero refuzoi t’i përgjigjet pyetjes për ndarjen duke u shprehur se nuk i ka lexuar lajmet, ndërsa për heqjen e fotove nga Instagrami deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF