KreuCelebrity

Foto nga koncerti madhështor për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në!

Mbremjën e kësaj të enjte sheshi “Skënderbej” u mbush me politikanë, zyrtarë, diplomatë e qytetarë që festuan hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.

Në skenë u ngjitën disa nga zërat më të bukur dhe më të dashur të muzikës shqiptare, si Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj.

Interpretimet e tyre u alternuan me mesazhet e personazheve nga politika shqiptare, europiane dhe amerikane.

Në radhën e parë të qytetarëve që shijuan koncertin gjigant ishin presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjknuri, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe diplomatë të tjerë.

Festa u mbyll me një spektakël të vërtet fishekzjarrësh, të cilin e shijuan të gjithë ata që ndodheshin në shesh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF