KreuCelebrity

Zbulohet diamanti më i madh në 300 vjet!

Një diamant rozë 170 karatë mund të jetë më i madhi i llojit të tij i gjetur në 300 vjet.

“Lulo Rose” u zbulua në një minierë diamantesh në Angola, Afrikë, një vend i renditur në dhjetëshen më të mirë të kësaj industrie.

“Dhe vetëm 1 në 100 diamante është më shumë se 10.8 karatë në madhësi, kështu që një 170-karatësh do të thotë se kemi të bëjmë me një diamant tmerrësisht të rrallë. Kemi zbuluar diamante rozë më parë, por në një madhësi të tillë është shumë e rrallë”, tha menaxheri i kompanisë Lucapa Diamond, që ka tashmë në pronësi këtë pasuri të çmueshme.

 

Diamanti rozë do të dalë në ankand nga kompania shtetërore e marketingut të Angolës, Sodiam. Ende nuk dihet vlera e tij pasi është ende nën ekzaminim dhe vlerësim.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF