Mozzik është një nga reperat më të njohur të skenës së muzikës shqiptare.
Por së fundmi reperi nga Ferizaj është bërë nostalgjik për fillimet e tij në muzikë dhe ka ndarë më ndjekësit e tij në Instagram fotografi të realizuara ndër vite.
Ai gjithashtu ka treguar vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar, duke dhënë në këtë mënyrë një mesazh motivues për të gjithë fansat e tij.
“Mozziku ka qenë një djalë i ri që ka punuar shumë ama shumë edhe gjithmonë pa hile! I vuajtur deri te Zoti! I shkelur e i poshtëruar po kurrë nuk jam ndalë! Lloj lloj sfide e sprove e kam kapërcyer veç më të fort më kanë bërë! Muzika ka qenë edhe mbetet njëra nga pjesët që i kam falë më së shumti kohë! Rininë ia kam falë! Beso o shok vetëm beso! Qëllimi kur të jetë qarte dhe fokusi yt ndriçon dhe e din mendja e zemra ku ti po don të shkosh është gjëja më e bukur”, ka shkruar Mozzik.



















