KreuCelebrity

Publikohen datat për regjistrimet në Universitet!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka  bërë me dije se të gjithë maturantët do të mund të regjistrohen për në Universitet në portalin U-Albania nga data 29 korrik deri më 3 gusht.

Gjithashtu, Kushi ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë studentët që vitin e ardhshëm akademik do të jenë në auditorë.

“Të dashur maturantë,

Ja ku erdhi momenti që ju të merrni vendimin final për programin ku do të vijoni studimet e larta.

Duke filluar nga sot e deri në datën 3 gusht, portali U-Albania do të jetë i hapur për ju që të bëni aplikimet.

Ju sugjeroj që të mbështeteni në prirjet dhe pasionet tuaja, por gjithashtu të konsultoheni edhe një herë me mësuesit dhe prindërit, në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur dhe të rrisni më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ju.

Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti https://bit.ly/3O7srrS.

Gjithashtu, nisur nga marrëveshja e fundit që kemi nënshkruar me Kosovën, dëshiroj të ftoj edhe të rinjtë dhe të rejat nga Kosova që të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri.

Ju uroj të gjithëve shumë suksese!”, ka shkruar ministja Kushi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF