KreuCelebrity

37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qytetin e Elbasanit, ku një 37-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij.

Policia bën me dije se 37-vjeçari Ramis Mici ka goditur me thikë bashkëjetuesen Jetlira Elezin, 37 vjeçe, e cila ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” dhe ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se Etlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë, ndërkohë që prej kohësh bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF