Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka zhvilluar së fundmi një koncert në Toronto, në të cilin ka ndodhur një incident ku për pasojë u plagosën disa prej të pranishmëve.
Këngëtarja po performonte në skenë në Scotiabank Arena, kur disa fishekzjarre shpërthyen drejt dyshemesë dhe skenës.
Në videon nga incidenti, shihen shpërthime të shumta me ngjyra të ndryshme teksa në skenë po performojnë Dua Lipa dhe balerinët e saj shoqërues.
Sipas raportimeve të paktën 3 persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital.
Vet Dua me anë të një postimi në Instastory ka thënë fishekzjarrete kanë qenë të paautorizuara.“Ka një hetim në vazhdim për ngjarjen dhe të gjithë personat e përfshirë po punojnë shumë për të gjetur se si ndodhi ky incident”, shkruan ndër të tjera ajo.