KreuCelebrity

Receta e thjeshtë e akullores së shtëpisë me tre shije të ndryshme!

Receta e thjeshtë e akullores së shtëpisë me tre shije

Akullorja e shtëpisë është padyshin një ëmbëlsirë fantastike, veçanërisht në këto ditë përvëluese vere. Aspak e mundimshme, kërkon pak përbërës dhe të mrekullon me shijen e saj fantastike. Ju mund ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin, thote AgroWeb. Kjo menyre e përgatitjes së akullores në shtëpi me shije të ndryshme, nuk ka nevojën e një makinerie.

500 ml krem ​​pana

350 g qumësht të kondensuar

Copa çokollate

1lgj kafe pluhur e tretshme

1lgj krem lajthie

Hidhni në një enë kremin pana dhe përpunojeni me një mikser dore derisa kremi të fryhet dhe të jetë i butë. Më pas shtoni qumështin e kondesuar dhe përpunojeni sërisht derisa përbërësit të bashkohen plotësisht. Ndani masën në tre tasa dhe shtoni në njërën copat e çokollatës, tek tjetra kafenë dhe tek e fundit kremin e lajthisë. Lërini në frigorifer për të paktën 3/4 orë. Shërbejeni akulloren e ftohtë në një kaush ose në një gotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF