KreuCelebrity

Brad Pitt tregon pse veshi fund në premierën e filmit “Bullet Train”!

Brad Pitt tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën teksa u shfaq me një fund deri te gjuri në premierën e filmit “Bullet Train” në Berlin.

Së fundmi në premierën e filmit në Los Anxhelos, fituesi i Oscarit, 58 vjeç, ka zbuluar pse zgjodhi atë stil veshjeje.

“S`e di pse e bëra. Të gjithë do vdesim një ditë, kështu që pse të mos bëjmë pak rrëmujë?”, tha Brad Pitt, duke mos dhënë arsye konkrete.

Ylli i “Fight Club” tregoi edhe tatuazhet e tij në tapetin e kuq të Berlinit më 19 korrik, teksa kishte veshur një këmishë rozë të lehtë, çizme luftarake, një fund ngjyrë kafe dhe një xhaketë me të njëjtën ngjyrë.

Kujtojmë që filmi “Bullet Train” fillimisht ishte planifikuar për t’u publikuar në prill 2022, por për shkak të disa vonesave, pritet të publikohet më 5 gusht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF