KreuCelebrity

“Martesa me Affleck s’do të zgjasë..” Ish-bashkëshorti i J.L.o: Është fejuar 6 herë, martuar 4 herë

Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez Ojani Noa mendon se ylli i muzikës botërore dhe Ben Affleck do të ndahen.

Në një intervistë për Daily Mail, Ojani Noa tha se “nuk është i bindur se martesa do të zgjasë”, por gjithsesi i uron ish-it “më të mirat”.

Ojani Noa, 48 vjeç, pretendon se ish-gruas së tij “i pëlqen të jetë e dashuruar”, por humbet interesin pasi pasioni në martesën e saj fiket. “J.L.o i pëlqen të jetë e dashuruar, por ajo është fejuar gjashtë herë. Ben është bashkëshorti numër katër. Unë isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj. Kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë”, tha ai.

Producenti dhe këngëtarja e “Love Don’t Cost a Thing”, u martuan në vitin 1997, por u ndanë më pak se një vit më vonë.

Përveçse u martua katër herë, Lopez, 53 vjeçare, është fejuar gjashtë herë, duke përfshirë dy herë me aktorin e “Good Will Hunting”, me rreth 20 vjet diferencë.

“Nuk e kisha idenë se kush ishte ajo. Sytë tanë panë njëri-tjetrin dhe mendova se ajo ishte gruaja më e bukur që kisha parë ndonjëherë”, tha ai për takimin e parë me yllin e “Hustlers”. “Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona, dhe mbaj mend që mendova se kishte trupin më të mirë që kisha parë ndonjëherë. Më vonë ajo më tha se e dinte që natën e parë do të martohej me mua”, kujton Noa.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF