KreuCelebrity

“Pas humbjes së nënës sime..”, Yolanda Hadid rrëfen betejën me depresionin!

Pas një mungese prej 9 muajsh në rrjetet sociale, mamaja e motrave të famshme Hadid, Yolanda Hadid u rikthye dhe me anë të një postimi në Instgram ndau me fansat betejën e saj me depresionin,.

Nëna e modeleve Gigi dhe Bella u tha fansave se mori disa pushime shumë të nevojshme për të rivlerësuar jetën pas vdekjes së nënës së saj, Ans van den Herik.

“Pas humbjes së nënës sime, unë vërtet luftova me depresionin e ndjekur nga një rikthim i sëmundjes lyme… stresi emocional dhe pikëllimi ndikuan fuqimisht në sistemin tim imunitar. As varësia ime nga telefoni nuk më ndihmoi, filloi të merrte kaq shumë kohë nga të qenit e pranishme në jetën time… Kuptova që ngadalë po fillojmë të humbasim artin e komunikimit dhe ai po krijon një vetmi të thellë brenda nesh”, shkroi ajo.

Yolanda u shpreh se gjatë këtyre muajve mësoi të përqendrohet te vetja, duke u ndjerë të ndihet e qetë dhe e relaksuar.

“Të mësoj të përqendrohem te vetja, udhëtimi im shëndetësor dhe të jem e pranishme në këtë moment të jetës sime. Koha është ngadalësuar dhe ndihem shumë më e qetë, me më shumë kohë për t’u ulur dhe për të lexuar një libër, kohë për t’u rilidhur me njerëzit, për të qenë krijuese dhe më e rëndësishmja për të kaluar kohë me familjen time. Jam e emocionuar që jam kthyer dhe shoh se çfarë keni bërë të gjithë”, shtoi ajo më tej.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF