Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurinë e tyre rreth një muaj më parë, në një ceremoni intime në Little White Wedding, në Las Vegas, pasi rindezën romancën e tyre pothuajse 20 vjet më pas.
Së fundmi në mendiat e huaja është publikuar certifikata e martesës së Bennifer ku vihet re se ylli i popit është treguar një nuse tradicionale, duke marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj pas martese, Affleck.
Dyshja u martua nga pastori Ryan Wolfe dhe dëshmitari i tyre kryesor ishte Kenosha Booth.
Kujtojmë që Jennifer dhe Ben Affleck po planifikojnë një festë të madhe në një nga shtëpitë që aktori ka në pronësi, në qytetin bregdetar të Riceboro, Georgia, ku të ftuar do të jenë anëtarët e familjes, miqtë e ngushtë të çiftit por edhe artistë të famshëm.