Aleksia Peleshi ka humbur ditën e sotme një nga njerëzit më të shtrenjtë për të, gjyshin e saj.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ajo teksa ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një foto me gjyshin e saj kur ka qenë e vogël.
Vajza e ministrit Niko Peleshi ka shkruar fjalë të ndjera duke na emocionuar të gjithëve. “Na copëtove shpirtin o gjysh! Sa e largët më dukej kjo ditë! Gjithmonë kam menduar se t’i do jetoje të njihje fëmijët e mi, por Zoti të deshi herët pranë vetes. Fjala e fundit që të thashë ishte “do vij prapë nesër”. Por unë nuk erdha dhe ndoshta t’i nuk me prisje dot me. Sa pak të kam parë në vitet e fundit e tani s’të shoh dot më!
Sa pak kemi biseduar e tani s’të dëgjoj dot më! Më fal gjysh, që teksa rritesha s’të kam përqafuar sa duhet. Sikur të mundja të ktheja kohën mbrapa, të takoja edhe një herë atë gjyshin plot energji, kurajë e kokëfortësi… U prehsh në paqe gjyshi, të ndritte shpirti! Do më mungosh gjithë jetën”.