KreuCelebrity

Travis Scott rikthehet në skenë gati 1 vit pas tragjedisë në “Astroworld”!

Reperi i njohur Travis Scott do të rikthehet në skenë gati një vit pas ngjarjes në festivalin e tij Astroworld, ku u shkaktuan shumë viktima.

Klubi i natës “Zouk” në Las Vegas njoftoi në fillim të kësaj jave se reperi do të luante shtatë shfaqje në vendin e tyre duke filluar nga muaji i ardhshëm.

“Travis Scott ishte i përshtatshëm për listën e klubeve të natës Zouk. Performancat e tij elektrizuese do të kombinohen në mënyrë të përkryer me atmosferën tonë, duke u sjellë mysafirëve tanë një shfaqje të pakrahasueshme, ndryshe nga çdo gjë tjetër që mund të gjejnë në Las Vegas” tha në një deklaratë Andrew Li, Ceo i “Zouk Group”.

Kujtojmë që lajmi i bukur për fansat e reperit vjen një muaj pasi paraqitja e Scott në festivalin e Nevadas “Day N Vegas” u anulua.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF