KreuCelebrity

Lisa Kudrow tregon pse ndihej e pasigurt në xhirimet e filmit “Friends”

Ylli i “Friends”, Lisa Kudrow ka rrëfyer emocionin “e hidhur” që ndjeu gjatë xhirimit të hitit amerikan së bashku me Jennifer Aniston dhe Courteney Cox.

59-vjeçarja, e cila fitoi famë botërore në mesin e viteve 1990 për rolin Phoebe Buffay, zbuloi se perceptimi i saj për trupin ndryshoi shpejt pasi ajo mori rolin.

Fituesja e çmimit “Emmy” Lisa tha së fundmi për podcastin Popcrushed se vuante nga dismorfia e trupit, duke menduar se veshjet e kostumeve dukeshin më mirë të koleget e saj se sa tek ajo.

“Dhe unë do të shikoja fotot dhe mendoja se fotografitë vërtet shtrembërojnë realitetin”, tha ajo

E pyetur nëse media kishte ndikim në ndryshimin e perceptimit të saj, Lisa tha se “thjesht e shihte veten në emision” dhe thjesht duke parë kuptoj se si ishte në të vërtet. “Nuk po përpiqem të them se isha mbipeshë. Nuk isha. Thjesht nuk e kisha idenë për formën aktuale të trupit tim”, tha ajo.

Lisa vazhdoi të tregojë se më në fund filloi ta pranonte trupin e saj pasi kishte mbushur të 40-at, duke i thënë vetes, “Bëj atë që duhet të bësh për të qenë të shëndetshëm, por ky është trupi yt dhe është në rregull”.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF