KreuCelebrity

Sara Hoxha takon sërish ish-të dashurën e partnerit të saj!

Partnerja e reperit të njohur Ledri Vula, Sara Hoxha, ka treguar se nuk është aspak xheloze për ish-të dashurat e partnerit të saj.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi me Dua Lipën, ku shfaqet e qeshur dhe e lumtur në në prapaskenat e “Sunny Hill Festival”.

Teksa Sara është kritikuar nga ndjekësit e saj për faktin që është shumë e afërt me ish të dashurat e Ledrit, ajo vet është shprehur se është shumë e vetëdijshme se sikurse çdo person tjetër, edhe Ledri ka një të shkuar, të cilën e ka pranuar dhe nuk e shqetëson aspak.

“Dua Lipa ishte shumë shumë e mirë. Unë e takova shumë pak, vetëm pimë një kafe familjarisht. Ata donin ta shihnin Poem. Fakti që Dua Lipa ka qenë ish e dashura e Ledrit dhe unë e takova, aq sa veta më kanë thënë e ke bërë shumë mirë, kanë thënë edhe pse  e bërë. Unë them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër, ja jap dorën për këtë pjesë. Se di, unë nuk e vras mendjen për gjëra që kanë qenë para meje. Ne nuk kemi lindur bashkë. Nuk lindi dhe më njohur mua. Unë e di që ai ka një të shkuar”, tha Sara gjatë një interviste pak kohë më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF