Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf në breg të detit 7-vjeçares Jonada Avdia.
Prokuroria e Vlorës hodhi poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase, duke mos pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar vrasje me dashje indirekte.
Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.
Pas vendimit të gjykatës, Tase ka thënë, “Ngushëllime familjarëve, falje policisë së shtetit, nuk e ka kundërshtuar vendimin e marrë sot”.