KreuCelebrity

Varësia ndaj alkoolit, Bella Hadid flet për përparimet që ka bërë!

Problemet me alkoolin janë shumë të zakonta edhe mes njerëzve të famshëm dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po flasin publikisht.

Së fundmi ka qenë supermodelja Bella Hadid që ka folur për marrëdhënien e saj me alkoolin. Në një intervistë për InStyle për kompaninë që ajo bashkëthemeloi, markën e pijeve joalkoolike Kin Euphorics, Hadid nuk u përmbajt kur iu desh të diskutonte qasjen ndaj alkoolit në ditët e sotme.

Supermodelja më herët është mbështetur tek alkooli për ta ndihmuar me ankthin, por në ditët e sotme po i jep përparësi mirëqenies së trurit të saj. “Me kalimin e viteve, gjithmonë e kam gjetur veten duke iu rikthyer alkoolit kur ndiej pak energji, ose kur ankthet e mia fillojnë të shfaqen”, tha ajo. “Kam pakësuar vërtet konsumin e alkoolit këtë vit dhe e kam bërë kujdesin për trurin prioritetin tim përfundimtar”.

E teksa Bella ende nuk ka hequr dorë 100% nga alkooli, ajo është mësuar të zvogëlojë sasinë që konsumon. “Moderimi është gjithçka për mua. Ndërsa rrallë dehem tani, e kam ndërprerë plotësisht alkoolin e rëndë… Kam mësuar se çfarë mund të përballojë dhe çfarë nuk mund të përballojë trupi im”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF