Sipas Entertainment Tonight, Khloé Kardashian është ndarë zyrtarisht nga investitori privat me të cilin filloi të takohej këtë verë.
Themeluesja “Good American” thuhet se u takua me burrin misterioz përmes motrës së saj Kim në një darkë, vetëm disa muaj pasi ajo u nda me të dashurin e saj sërish, Tristan Thompson.
“Khloé dhe investitori i kapitalit privat u ndanë”, tha një burim për Us Ëeekly, “Ata u ndanë disa javë më parë, gjërat thjesht morën fund mes tyre”.
Më tej burimi shtoi, “Nuk ka qenë kurrë shumë serioze për të filluar. Familja e saj ishte e vetëdijshme se nuk ishte serioze dhe nuk mendonte shumë për këtë”.
Në fillim të kësaj jave, u raportua se Kardashian dhe Thompson mirëpritën foshnjën nr. 2 përmes një nënë surrogate. Ish-çifti, të cilët kanë një vajzë katërvjeçare, kanë duruar skandale të shumta ndër vite dhe thuhet se nuk kanë synime të pajtohen.




