KreuCelebrity

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Kim Kardashian dhe Pete Davidson!

Kim Kardashian dhe Pete Davidson i dhanë fund romancës së shumëkomentuar pas 9 muajsh.

Së fundmi një burim i brendshëm ka zbuluar për “Page Six” edhe arsyen e ndarjes së tyre, “Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 plus ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin. Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në New York, ose kudo që ai të jetë në një moment. Por, Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet tek fëmijët e saj”.

Burimi tregoi gjithashtu se përveç diferencës së madhe në moshë, themeluesja e “Skims” së fundmi ka pasur një marrëdhënie të trazuar edhe me ish-bashkëshortin e saj Kanye Ëest, gjë që shkaktoi grindje gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me aktorin e “SNL”.

“Kur Kim është me dikë tjetër, Kanye mund të shkaktojë probleme me fëmijët. Ai përpiqet të prish marrëdhënien e tyre. Kim është një nënë vërtet e përkushtuar dhe fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të parët. Ajo dëshiron dhe ka nevojë për harmoni në shtëpi dhe në jetën e saj’, sqaroi burimi.