Këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John, fituese e katër herë e “Grammy” dhe yll i filmit muzikor të dashur “Grease”, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
“Olivia Newton-John ndërroi jetë paqësisht në fermën e saj në Kaliforninë Jugore këtë të hënë, e rrethuar nga familja dhe miqtë. Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, njoftoi të hënën bashkëshorti i saj, John Easterling në kanalin e mediave sociale të Newton-John
Ylli i “Grease” vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit. “Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për mbi 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit. Frymëzimi i saj shërues dhe përvoja pioniere me mjekësinë bimore vazhdon me ‘Fondacionin Olivia Newton-John’, kushtuar kërkimit të mjekësisë bimore dhe kancerit. Këngëtarja e “Physical” ka lënë pas bashkëshortin e saj John Easterling dhe vajzën, Chloe Lattanzi”, shkruhej në deklaratë.
Olivia Newton – John ka qenë e njohur për këngët e saj si “I honestly love You” dhe “Phisical”. Ajo ka kryesuar top listat botërore të muzikës pop gjatë viteve ‘70-‘80 .